Vllaznia me sulmues brazilian, blen Dos Santos

SPORT


Skuadra e Vllaznisë po merr formë dhe është gati për sezonin e ri. Klubi shkodran ka njoftuar zyrtarizimin e sulmuesit brazilian Dos Santos. Një përforcim i rëndësishëm në fazën sulmuese që do të shtojë akoma më tepër cilësinë në skuadrën e Vllaznisë.

Mesditën e premte është firmosur kontrata me futbollistin brazilian Emerson Brito Dos Santos. Ai luan në pozicionin e sulmuesit të mirëfilltë dhe gjatë karrierës së tij ka luajtur me disa ekipe në Brazil, mes të cilëve edhe me klubin e njohur të Palmeirasit, ndërkohë që sezonin e kaluar ka luajtur ne Oman.


Emerson ka firmosur një kontratë njëvjeçare me klubin shkodran, me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër. Me ardhjen e këtij lojtari, skuadra merr edhe më shumë formë edhe në  repartin e sulmit, por drejtuesit e klubit janë duke punuar edhe për përforcime të tjera.

Vllaznia firmos edhe me sulmuesin brazilian EmersonVllaznia ben nje tjeter goditje ne merkato. Mesditen e sotme eshte…

Gepostet von Vllaznia am Freitag, 16. August 2019



Skip to toolbar