Vllaznia mposhti Erzenin, goditet me shishe drejtori sportiv i shkodranëve

Më të fundit


Vllaznia fitoi 0-1 kundër Erzenit në ndeshjen e zhvilluar në fushën neutrale të Rrogozhinës.

Një gol i Stojanovic në fundin e sfidës bëri që djemtë nga Shkodra të dilnin me tri pikë. Në festën e golit, një shishe nga tribuna goditi në fytyrë drejtorin sportiv të Vllaznisë, Tefik Osmani.

Menjëherë stafet mjekësore të dy skuadrave i erdhën në ndihmë korçarit, që për fat të mirë nuk ka pasoja të rënda.

Duket se tifozët shijakas s’e kanë kapërdirë dot golin e pësuar në fund.



Skip to toolbar