Vlorë, dallgët e forta anulojnë lundrimet

AKTUALITET


Për shkak të motit të keq me erë dhe dallgë të forta, është anuluar udhëtimi i tragetit të linjës Vlorë- Brindisi. Trageti duhej të vinte në mëngjes, por ka pezulluar lundrimin e tij, duke qëndruar në Brindisi.

Burimet bëjnë me dije se edhe për anijet e peshkimit ka kufizime në lundrim, pasi deti është me dallgë 6-7 ballë në det të hapur dhe 5-6  ballë brenda gjirit. Sipas parashikimit të motit dita e diel do të jetë me shi dhe bregdeti do të përfshihet nga era të forta dhe dallgë që do të shkonin deri në 7 ballë. Moti i stuhishëm mund të rrezikojë jetën e lundruesve, prandaj duhet të shmangen udhëtimet në det.





Skip to toolbar