Sarandjotët, dhunë arbitrit dhe lojtarëve të Orikut

AKTUALITET


Dhuna e paprecedentë në futbollin e moshave është rikthyer në stadiumet shqiptare, ku lojtarët dhe tifozët e Butrintit kanë dhunuar me grushte dhe mjete të forta futbollistët e Orikut. Ngjarja e rëndë është regjistruar të shtunën në ndeshjen e 19-vjeçarëve mes Butrintit dhe Orikut, ekzaktësisht në fillimin e pjesës së dytë, kur tifozët dhe lojtarët vendas kanë dhunuar arbitrit e takimit, por edhe lojtarët miq.

Nga sa mësohet, arsyeja përse situata ka agravuar ka qenë se miqtë po fitonin me rezultatin 0-3, diçka e cila është konsideruar e papranueshme për sarandjotët. Situata skandaloze ka agravuar shumë, saqë për të vënë rregull është dashur ndërhyrja e policisë, e cila gjithsesi ka qenë me vonesë.


Sa i përket ndeshjes ajo është zhvilluar më pas në kushte të rënduara psikologjike dhe rezultati është mbyllur 3-3, me lojtarët e Orikut të cilët e kanë pasur të pamundur zhvillimin e një takimi në kushte normale.




Skip to toolbar