Vodhën me armë bizhuteri në Itali, arrestohen tre dibranë

AKTUALITET


Policia e Shtetit ka arrestuar dy persona në Peshkopi, të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi dyshohet se janë autor se vjedhjesh me armë në Itali. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se gjatë të hënës është zhvilluar operacioni “Korabi”, ku forcat e rendit shqiptare në bashkëpunim me zyrën e ndërlidhëse të oficerëve italian, kanë arrestuar shtetasit B.Gj., 38 vjeç dhe Q.A.,, 32 vjeç lindur e banues në Dibër. Paralelisht gjatë zhvillimit të operacionit në vendin tonë, policia italiane ka arrestuar në Fiano Romano në Itali, është arrestuar shtetasi H.R., 49 vjeç lindur e banues po në Dibër.

Shtetasit e mësipërm ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Rieto/Itali me vendimin e datës 25.06.2019, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Vjedhja me armë, kryer në bashkëpunim”, “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit” dhe “Mbajtja e sendeve të vjedhura”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.


Në datën 04.05.2019, në zonën Fiano Romano/Itali, shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur nëpërmjet përdorimit të armëve në banesën e shtetasit italian A.L., një sasi bizhuterish dhe shumën 60.000 euro, që ndodheshin në kasafortën e këtij shtetasi dhe më pas janë laguar nga vendi i ngjarjes me një automjet të vjedhur.  Vijon puna për dokumentimin me prova ligjore edhe të vjedhjeve të tjera, që dyshohet se janë kryer në Itali nga ky grup. Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Roma po vijojnë procedurat për ekstradimin drejt Italisë të  dy shtetasve të kapur dhe arrestuar nga Policia e Dibrës.




Skip to toolbar