“Vol-Vo 4”, lirohet ish kampioni shkodran i mundjes

AKTUALITET


Gjykata e Krimeve të Rënda ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-kampionin shkodran të mundjes Elis Guri, i cili është arrestuar gjatë mega-operacionit policor të koduar “Vol-Vo 4”. Elis Guri, i arrestuar nën akuzën e prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, ndodhej në ‘arrest shtëpie”, ndërsa gjykata vendosi të martën ndryshimin e masës në ‘detyrim paraqitje”. Më herët avokati i tij mbrojtës, Arbër Hoxha ka bërë kërkesë për ndryshim të masës së sigurisë, me pretendimin se për ish-kampionin e mundjes nuk ka prova nga ana e organit të akuzës, përveç një bisede telefonike midis Gurit dhe një prej anëtarëve të grupit të Avdylajve.

Ish-kampioni i mundjes akuzohet nga Prokuroria për Krime të Rënda për “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, si dhe ”Trafikim i narkotikëve”. Guri nuk i ka pranuara akuzat dhe ka kërkuar disa herë lirimin e tij.


Elis Guri u arrestua gjatë operacionit “VOL-VO 4” në tetor të 2018, që u zhvillua në 12 qytete nga Hasi deri në Sarandë. Gjatë këtij operacioni u goditën anëtarët nga 4 grupe të skeduara kriminale, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, ku mes të arrestuarve ishin edhe anëtarët e grupit Avdylaj.




Skip to toolbar