Vota e diasporës, mblidhet grupi i dialogut për Reformën Zgjedhore

AKTUALITET


Mblidhet këtë të mërkurë grupi i punës për Reformën Zgjedhore. Pjesë e këtij takimi do të jetë edhe kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi. Gazetarja Erneta Shevroja tha për “ABC News” se në këtë mbledhje fokusi kryesor është vota e diasporës, ndërsa palët kanë shprehur një angazhim serioz për realizimin e kësaj reforme.

“Ka një angazhim serioz që kjo të realizohet për vitin 2025. Celibashi pritet të japë një formë se si mund të arrihet të votohet nga emigrantët që jetojnë jashtë vendit. Mund të flasim për një angazhim serioz dhe propozim që është pranuar nga të dyja palët.


Bëhet fjalë për gati 1 milion shqiptarë që do të mund të shprehin vullnetin e tyre për vitin 2025. Kjo pritet të diskutohet në këtë mbledhje lidhur me këtë reformë”, tha ndër të tjera gazetarja Shevroja./abcnews.al




Skip to toolbar