Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave për kandidatët për kryetar bashkie, ka përfunduar pothuajse në të gjitha bashkitë e vendit edhe numërimi i votave për anëtar të këshillave bashkiake, që do të jenë pjesë e vendimmarrjes lokale në katër vitetet e ardhshme. Në shumicën e bashkive, Partia Socialiste ka fituar shumicë të cilësuar snë këshillat bashkiake, ndërsa parti të tjera pjesëmarrëse në zgjedhje, shumica e të cilave janë aleate të PS, kanë marrë përqindje të papërfillshme.
Por, në disa bashki, ndonëse PS ka fituar shumicën e këshilltarëve, një numër i konsiderueshëm votash ka shkuar edhe për partitë e vogla. Në bashkinë e Malësisë së Madhe, PS ka marrë rreth 34.56% të votave për anëtr të këshillit, ndërsa pjesa tjetër ka shkuar për parti të tjera të vogla, ku nuërmin më të madh e ka Bindja Demokratike, FRD, Partia e Unitetit Kombëtar, PSD etj.
Në të njëjtën situatë është edhe bashkia e Klosit, Bulqizës, Finiq, Këlcyrë etj. Megjithatë, vlen të theksohet se vota për këshillat bashkiake nuk mund të lexohet si votë politike, pasi shpesh zgjedhësit janë të prirur të votojnë më shumë për lidhjet e afërta dhe njohjet personale me kandidatët, se sa për siglën e partisë, ashtu sikundër ndodh me votën për kryetarin e bashkisë, ku zgjedhësi voton siglën e partisë por edhe kandidatin.
Rezultatet grafike për Këshilltarët e Bashkive