Ministrja gjermane kandidate për Presidente të KE

AKTUALITET


Krerët e Bashkimit Evropian mbështesin Ministren e Mbrojtjes së Gjermanisë, Ursula von der Leyen, për t`u bërë presidente e re e Komisionit Evropian. Vendimi për të mbështetur kandidaturën e Ursula von der Leyen është marrë nga  liderët e BE pas konsultimeve të gjata në Samitin e Brukselit.

Kancelarja gjermane Anglea Merkel ka abstenuar në lidhje me kandidaturën për të shmangur krizën, pasi Partia Social Demokrate e Gjermanisë ka qëndrime të ndryshme. Megjiahtë, Von der Leyen është një aleate e afërtë e kancelares Mercel, shkruan BBC.


Gjatë takimit është zgjedhur edhe presidenti i ri i Këshillit të Evropës, që do të marrë postin e Donald Tusk. Kreu i ri i KiE do të jetë kryeministri në largim i Belgjikës, Charles Michel. Josep Borrell është përcaktuar si shefi i diplomacisë europiane, i cili zëvendëson Federica Mogherinin.

Udhëheqësit europianë kanë rënë dakord edhe për një tjetër ndryshim. Christine Lagarde, që mban postin e FMN-së, do të jetë presidente e ardhshme e Bankës Qendrore Evropiane. Ndërkohë, nëse Ursula von der Leyen do të miratohet nga Parlamenti Evropian, ajo do të bëhej presidentja e parë femër e Komisionit.




Skip to toolbar