Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula në Itali.
Sipas mediave italiane mësohet se ish i dashuri filipinez i 22-vjeçares ka pranuar krimin makabër që ka kryer.
“E kam hedhur telefonin në pusetë”, ka deklaruar 23-vjeçari Marc Samson i cili masakroi me thikë 22-vjeçaren shqiptare dhe më pas trupin e saj e vendosi në një valixhe, e cila u gjet në një zonë të pyllëzuar në Poli.
Policia u dërgua atje nga ish-i dashuri filipinas i shqiptares, Marc Samson, student i arkitekturës dhe punonjës i McDonald’s.
Tabulatet telefonike të viktimës kanë çuar policinë drejt 23-vjeçarit, i cili në ditët e zhdukjes së saj dyshohet se përdori celularin e së resë për të bërë postime në rrjetet sociale të Ilaria-s.
Ndërkohë ka folur edhe vëllai i viktimës, i cili ka deklaruar se e motra ka qenë në një lidhje me të riun por ishin ndarë.
“E pashë motrën time për herë të fundit të dielën më 23 mars kur ajo erdhi në Terni. Ajo ishte e qetë dhe nuk më tregoi për asnjë problem. Kjo ishte hera e fundit që jam i sigurt që fola me motrën time.
Nuk jam i sigurt nëse ajo i ka shkruar mesazhet që kam marrë pas asaj dite”, deklaroi Leoni, vëllai 20-vjeçar i Ilaria Sulës.
Ndërsa tregoi: “E njoh, ata ishin bashkë për rreth 1 vit, por u ndanë. Pyesim veten pse e bëri këtë. Vetëm ai mund ta dijë.”