Vrasja e biznesmenit, gjykata refuzon gjykimin e shkurtuar për dy të akuzuarit

AKTUALITET


Gjykata e Tiranës ka refuzuar kërkesën për gjykim të shkurtuar të Andrew Bode dhe Albano Velon, të akuzuar për vrasjen e Edmond Papës në kryeqytet.

Biznesmeni 49-vjeçar u vra me armë më 16 dhjetor të vitit 2022 në një lokal pranë zonës së Selitës në Tiranë.


Edmond Papa nga Roskoveci i Fierit, sapo kishte dalë nga banesa e tij dhe i është drejtuar një kafeneje në zonë.

Një person i maskuar me kapuç dhe i veshur me të zeza ka hyrë në brendësi të lokalit dhe e ka qëlluar mbi 5 herë me pistoletë.

49-vjeçari ishte pronar i një hoteli në Sarandë dhe është person i skeduar më parë nga policia në fushën e narkotikëve.

Papa dyshohet se u vra në shenjë hakmarrje për vrasjen e Aleksandër Sadikajt gjatë një atentati me minë te telekomanduar.




Skip to toolbar