Vrasja e Pjerin Xhuvanit / Mungon prokurori, shtyhet vendimi për Arbër Paplekajn

AKTUALITET


Është shtyrë vendimi për Arbër Paplekajn te Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm.

Mësohet se shkak u bë mungesa e prokurorit. Vendimi është shtyrë për në datë 5 qershor, ora 09:30.


Arbër Paplekaj, është dënuar me 22 vite burg nga shkalla e parë për vrasjen e Pjerin Xhuvanit prill 2021 pak dite para zgjedhjeve parlamentare. Paplekaj kërkon edhe rikualifikim të veprës penale nga vrasje me dashje ne vrasje në kushtet e tronditjes së fortë psiqike.




Skip to toolbar