“E vetmja mënyrë për të shkatërruar Hamasin”, Izraeli bombardon Rafahun

BOTA


Izraeli nuk ka zgjidhje tjetër veçse të shkatërrojë Hamasin”. Kështu është shprehur zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari. Në një deklaratë për mediat, Hagari thekson se, për Izraelin sulmi total ndaj Rafahut është e vetmja mënyrë për të eliminuar organizatën militante të Hamasit, të cilët sipas izraelitëve besohet se janë strehuar nëpër tunelet e Gazës Jugore.

“Hamasi është në Rafah, Hamasi ka mbajtur pengjet tona në Rafah, kjo është arsyeja pse forcat tona po manovrojnë në Rafah. Ne po e bëjmë këtë në një mënyrë të saktë. Ne po mbrojmë civilët e Gazës në Rafah nga të qenit një shtresë mbrojtjeje për Hamasin, duke i inkurajuar ata që të evakuohen përkohësisht në zonat humanitare. Deri më tani kemi eliminuar dhjetëra terroristë të Hamasit, kemi ekspozuar dhjetëra tunele terroriste dhe kemi shkatërruar infrastrukturën e tyre”.


Qyteti i Rafah është kthyer në një vend luftimi, ku vetëm në 24 orët e fundit janë vrarë 60 palestinezë. OKB flet për civilë të vrarë. Bombardimet izraelite janë ajrore dhe tokësore dhe aksionet janë të përhapura në të gjithë Rripin e Gazës.

Banorët shprehen të tronditur se tanket izraelite kanë përparuar në juglindje të Rafahut, janë afruan drejt distriktit perëndimor të qytetit dhe vazhdojnë të operojnë në tre periferi lindore të qytetit të Rafahut.




Skip to toolbar