Kompania nën sekuestro, Bashkia Gramsh anulon tenderin

AKTUALITET


Kryetari i Bashkisë së Gramshit, Klodian Taçe, ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike se i ka dhënë tender kompanisë nën sekuestro që preu pyjet. Kreu i bashkisë thekson në sqarimin e tij se gjatë afatit të çeljes së procedurave të tenderimit, firma në fjalë ka qenë i vetmi operator ekonomik qe ka aplikuar dhe ka sjellë dokumentacionin e nevojshëm.

“Dokumentacioni i paraqitur pranë bashkisë dhe komisionit të prokurimit është i rregullt dhe afati kohor i dokumenteve është brenda afatit të procedurës së tenderimit. Gjatë afatit të çeljes së procedurave të tenderimit, firma në fjalë ka qenë i vetmi operator ekonomik qe ka aplikuar dhe ka sjellë dokumentacionin e nevojshëm. Vlefshmëria e dokumentacionit ka qenë brenda afateve kohore që parashikon ligji. Sulmet politike me emra të përveçëm dhe dokumentet me numër protokolli false, që ka publikuar Partia Demokratike, janë vetëm një lojë politike me të cilën opozita e rrugës shtynë ditën”, deklaroi Taçe.


Sipas tij, çdo procedurë tenderimi kalon nga anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe Njësisë së Prokurimit në Bashki dhe komisioni ka zbatuar procedurat bazuar në dokumentet që janë dorëzuar. Megjithatë, duke falënderuar PD-në për shqetësimin e ngritur, deri në sqarimin e plotë të rrethanave, |kam urdhëruar pezullimi i procedurave të mëtejshme të lidhjes së kontratës”, përfundoi ai.




Skip to toolbar