Mëngjesin e sotëm është gjetur e pajetë një grua në fshatin Vagalat të Memaliajt. Gruaja është 53 vjeçarja Antoneta Hoxha, nënë e katër fëmijëve. Kryeplaku i fshatit Hodo Hoxha tregon për Report Tv se ka shkuar në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm në banesën e çiftit bashkë me fqinjët e tjerë ku ka parë gruan të mbuluar me gjak. Bashkëshorti i saj i ka thënë fqinjëve të mos e prekin s’e e kanë vrarë.
“U ngritëm shkuam dhe e pamë, e kishte mbuluar gjaku. Mos e kapni me dorë,- tha (burri) se e kanë vrarë. Nuk e di a e ka vrarë ai. Nuk kishin probleme më parë. Kemi hyrje dalje, ishin të qetë.
Çifti ka një djalë dhe tre vajza, të cilat i ka martuar, dy janë në Greqi dhe njëra në Tiranë. Kur erdha unë në orën 04:00 ishte mbuluar në gjak, e çarë në kokë”, bëri të ditur kryeplaku Hoxha.
Policia ka nisur hetimet dhe ka shoqëruar bashkëshortin e viktimës, të cilin e ka marrë në pyetje për të zbuluar ngjarjen.