Vrau gruan me thikë, vetëdorëzohet autori 68-vjeçar

AKTUALITET


Në foton poshtë është Hysni Patushi, i cili dyshohet se vrau sot (19 shtator) me thikë bashkëshorten e tij, Lumturie Patushin, brenda banesës së tyre në zonën e Zogut të Zi në Tiranë, zona pranë SPAK-ut.

Ai u vetëdorëzua në Komisariatin e Kamzës pak pas krimit.

Autori i dyshuar, Hysni Patushi, është vetëdorëzuar në Komisariatin nr. 5, ku është shoqëruar nga shërbimet e policisë.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të ngjarjes.

Ngjarja është raportuar në orën 10:20, ndërsa shërbimet e policisë janë njoftuar nga Salla Operative për një plagosje me mjet prerës brenda familjes.

Në banesën e tyre në zonën e Zogut të Zi, ka mbërritur menjëherë ekipi i urgjencës mjekësore, i cili ka konstatuar vdekjen e Lumturie Patushit. Sipas të dhënave paraprake, ajo kishte një plagë të thellë në pjesën e djathtë të kraharorit.

Nga hetimet paraprake dyshohet se viktima është goditur me thikë nga bashkëshorti i saj, Hysni Ramadan Patushi.

Autori i dyshuar, Hysni Patushi, është vetëdorëzuar në Komisariatin nr. 5, ku është shoqëruar nga shërbimet e policisë.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të ngjarjes.



Skip to toolbar