21-vjeçari shqiptar Serxhio Marku ka ndërruar jetë në një spital në Britaninë e Madhe pasi u gjet i plagosur rëndë në Stafford Road në Brighton.
Policia britanike ka vënë në pranga dy italianë të cilët akuzohen për vrasjen e shqiptarit. Francesco Dagostino, 44 vjeç, rezident në Stafford Road, Brighton dhe Giuseppe Petriccione, 45 vjeç, pa një residencë mbahen në burgun Highdown në Sutton.
Policia ka kërkuar informacion për viktimën që mund ta ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes.
Kryeinspektori i hetuesve Alex Geldart, nga Ekipi i Krimeve të Rënda tha se specialistët janë lidhur me familjen e Serxhios në Shqipëri duke i ofruar mbështetje dhe duke kërkuar ndihmën e tyre për zbardhjen e ngjarjes. “Dua t’u drejtohem miqve të Serxhios në zonën e Brighton pasi ne dimë shumë pak rreth tij dhe duam të zbulojmë se ku jetonte ai dhe me kë shoqërohej në vend. Ne besojmë se ai mund të ketë udhëtuar nga qyteti në zonën e Seven Dials dhe mundësisht në Stafford Road, me taksi gjatë mbrëmjes para se të sulmohej. Ai mund të ketë qenë me dy burra të tjerë dhe ne do të donim të dëgjonim nga shoferi i taksisë që e transportoi. Unë i bëj thirrje kujtdo që të ketë informacion në lidhje me incidentin, ngjarjet që çojnë tek ajo ose veçanërisht për vetë Serxhion, të raportojë në internet ose të telefonojë 101 duke cituar Operacionin Barnfield”, tha kryehetuesi.
Dy italianët e akuzuar Petriccione dhe Dagostino, që kanë ardhur nga Napoli u akuzuan për vrasjen të premten më 13 shtator dhe dolën para gjykatës më 14.