Vritet një person e plagosën dy të tjerë në Lipjan 

KOSOVA


Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lipjanin pak para mesnatës ku si pasojë e të shtënave në një lokal ka mbetur i vdekur një person ndërsa dy të tjerë janë plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Prizrenit” ndërsa policia tha se informatën e kanë marrë në ora 23:40.


Hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personave të dyshuar, si dhe janë duke punuar për ndriçimin e plotë të rastit i cili është cilësuar si vrasje e rëndë.

Zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmon se nga hetimet e para,  vrasja ka ndodhur si shkak i një mosmarrëveshje.

“Mbrëmë rreth orës 23:40, policia ka marrë informatën për një vrasje të ndodhur në një lokal në rrugën ”Lidhja e Prizrenit” në Lipjan”, thotë Ahmeti.  

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”.

Zëdhënësja e policisë deklaron se bazuar në të dhënat e deritanishme janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personave ka rezultuar me vrasje të një personi, si dhe plagosjen dhe dy personave të tjerë.




Skip to toolbar