Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka emëruar ish-sekretarin e Energjisë Grant Shapps si sekretarin e ri të mbrojtjes, duke zëvendësuar Ben Wallace, i cili dha dorëheqjen pas 4 vitesh.
Ben Wallace njoftoi ditën e sotme dorëheqjen si sekretar i mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar. Nuk është e qartë se cila do të jetë qasja e Shapps për luftën në Ukrainë, nëse ai do të vazhdojë mbështetjen e fortë të paraardhësit të tij për Kievin.
“Mezi pres të punoj me burrat dhe gratë e guximshme të Forcave tona të Armatosura që mbrojnë sigurinë e kombit tonë. Dhe vazhdimin e mbështetjes së Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën në luftën e tyre kundër pushtimit barbar të Putinit,” tha ai në një deklaratë.