WhatsApp del jashtë funksionit! Përdoruesit nuk mund të dërgojnë, as të marrin mesazhe

Më të fundit


WhatsApp duket se po përballet me një defekt pasi përdoruesit nga e gjithë bota po raportojnë probleme me dërgimin dhe marrjen e teksteve në aplikacion.

Downdetector, një faqe interneti që gjurmon ndërprerjet në internet në të gjithë globin, ka treguar një rritje numrit e përdoruesve që raportojnë ndërprerjen e WhatsApp.


Teksa aplikacioni ka pak minuta që ka rënë, 6000 persona kanë raportuar në internet se mesazhet e tyre nuk po dërgohen. 

Ky nuk është rasti i parë i rënies së aplikacionit më të përdorur për dërgimin e mesazheve, ndërsa ende nuk ka një reagim zyrtar nga kompania Meta.




Skip to toolbar