Xhaçka, dy herë brenda vitit në Pentagon

Më të fundit


Brenda një viti, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka viziton për herë të dytë Pentagonin. Në vizitën e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka do të takohet me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Patrick M.  Shanahan me të cilin pritet që të bisedojë rreth intensifikimit të bashkëpunimit mes dy vendeve, në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Ministrja e Mbrojtjes do të nënshkruajë gjithashtu një marrëveshje për modernizimin e Forcës Ajrore.


Kjo marrëveshje me Departamentin e Mbrojtjes parashikon marrjen e disa helikopterëve Black Haëk, duke përfshirë mirëmbajtjen tyre dhe trajnimin e personelit që do t’i përdorë ata. Përmes kësaj marrëveshjeje synohet modernizimi i mëtejshëm i Forcës sonë Ajrore dhe rritja e kapaciteteve të saj.

Ndërkaq, një vit më parë, ministrja e Mbrojtjes u prit nga sekretari i atëhershëm i Mbrojtjes, James Mattis.




Skip to toolbar