Zaloshnja: Duhet gjendur zgjidhje humane për shqiptarët e mbetur jashtë vendit

AKTUALITET


Analisti Eduard Zaloshnja, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se duhet gjetur një zgjidhje humane për shqiptarët që kanë mbetur jashtë Shqipërisë.

Zaloshnja theksoi se mendon se BE do ta gjejë një zgjidhje humane për qytetarët shqiptarë që kanë mbetur jashtë atdheut.


“Unë mendoj se shqiptarët jashtë do të gjejnë zgjidhjen. Jam i bindur për këtë. Sepse mendoj se BE mund të ketë një vendim unanim për ta. Nëse nuk do ketë vendim, do gjendet zgjidhja humane mendoj.

Keq janë ata që flenë jashtë, në rrugë, nuk kanë mundësi. Nga pikëpamja jurdike shteti mund të ketë të drejtë, por nga pikëpamja humanitare ata jashtë janë më rëndë”, tha Zaloshnja.




Skip to toolbar