Shqiptarët e mbetur në kufi, Vasjari: Po trajtohen si lebrozët në Indi për të cilët mendonte vetëm Nënë Tereza. Shteti duhet t’i sjellë

AKTUALITET


Debate në studion e “Real Story” në News24 për çështjen e shqiptarëve të mbetur në pikat kufitare me Greqinë dhe Malin e Zi.

Analisti Arian Vasjari me tone të ashpra tha se ata duhet të kthehen, qoftë dhe pas një selektimi. Duke supozuar se një pjesë e tyre mund të jenë të prekur nga COVID-19, ai tha se kanë të drejtë të marrin shërbimin shëndetësor në Shqipëri. Nga ana tjetër Eduard Zaloshnja thotë se vendi ku ndodhen ka të drejtë t’i trajtojë.


Vasjari: Po sikur një qytetar shqiptar ta di që është i infektuar me COVID, duhet të kthehet apo jo në Shqipëri. E drejta e shërbimit shëndetësor është e drejtë e garantuar. Ai do të kthehet në Shqipërisë sepse thotë se këtu mund të ketë më shumë mundësi.

Zaloshnja: OBSH udhëzon gjithë vendet anëtare të saj që për situata mjekësore në çfarë vendi ndodhesh, ai vend është i detyruar të trajtojë një situatë të atij njeriut.

Vasjari: Ndodh në një situatë normale, jo tani. Ku mund të trajtohet më mirë në Shqipëri në Italinë që po vdesin mijëra apo këtu ku ka një menaxhim.

Zaloshnja: Shërbimin e parë e merr në vendin ku ndodhet.

Vasjari: Ti po e ndërton analizën në një situatë normale. nuk jemi në një situatë normale.

Kemi informacione që në Itali, Spanjë, Amerikë dhe në Zvicër mos gaboj, shumë qytetarë nuk janë përfshirë në listat e atyre që janë infektuar dhe kanë vdekur në shtëpi.

Nëse themi se Shqipëria po e administron mirë, pse të mos vijnë të trajtohen në Shqipëri por t’i lëmë në Itali ku mundësia e trajtimit është zero. Po e marr sikur janë të sëmurë jo që një pjesë e tyre është e shëndetshme dhe duan të kthehen në Shqipëri dhe ndihen më mirë këtu.

Më kujtojnë lebrozët në Indi për të cilët mendonte vetëm Nënë Tereza. Ata nuk janë lebrozë por njerëz që s’kanë mundësi të qëndrojnë atje. Shteti duhet t’i sjellë. Se si do ta bëjë selektimin e atyre që kanë realisht nevojë apo ata që s’kanë është një sistem që e zgjidh shteti.

Këta të 15 mijë ka shtetit detyrim t’i kthejë. Edhe një të vetëm. Është një numër relativisht i madh, shumë i madh. A kanë detyrim institucionet shqiptare që të bëjnë një selektim. Jemi shoqëri e hapur dhe të bëjë një selektim dhe t’u thotë jeni 3 mijë vetë që keni paraqitur argumente të qarta po vij dhe t’ju marr dhe atyre të tjerëve pas një muaji.




Skip to toolbar