Zaloshnja: Sa e rëndë është situata e COVID-19 në Shqipëri?

CORONAVIRUS


Nga Eduard Zaloshnja

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje duhen bërë krahasime me vende fqinjë e më gjerë. Krahasimi i rasteve aktive, shtirmeve në spital apo vdekjeve mund të çalojë, sepse vende të ndryshme ndjekin protokolle të ndryshme testimi, shtrimi apo klasifikimi të vdekjeve nga COVID-19.  Sidoqoftë është një tregues që raportohet në mënyrë uniforme kudo në botë: Numri i pacientëve në reanimacion të infektuar me COVID-10 (në respirator apo intintubim). Pra numri i pacientëve në reanimacion për milionë banorë mund të shërbejë si tregues karahasimi i seriozitetit të situatës së pandemisë.


Sidoqoftë, para se të bëhet krahasimi, duhet faktorizuar edhe mosha mediane e çdo vendi, sepse sa më e lartë është ajo në një vend, aq më i lartë është probabiliteti i i shkuarjes së pacientëve në repartet e reanimacionit.

Pas kryerjes së llogaritjeve të mësipërme, rezulton se Shqipëria ka gjendjen më të rëndë në Ballkan pas Maqedonisë dhe Rumanisë (shihni tabelën shoqëruese).  Ndërsa në botë, gjendjen më të rëndë e ka Moladavia, me 118 pacientë me COVID-19 në reanimacion për milion banorë, e ndjekur nga Kili dhe Katari. SHBA dhe Brazili ndodhen në vendin e 6-të dhe të 7-të në botë, për sa i përket këtij treguesi.




Skip to toolbar