Zbulohet dobësia e WhatsApp, që mund t’ju shkatërrojë aplikacionin

AKTUALITET


Studiuesit e “Check Point Software Technologies”, kanë zbuluar një dobësi që mund të çojë në shkatërrimin e aplikacionit të WhatsApp. Ata kanë identifikuar një dobësi që do lejonte një haker të dërgonte një mesazh shkatërrues. Kjo mund të ndodhë përmes bisedave në grup. Hakeri ka mundësi të dërgojë një mesazh që do të rezultonte shkatërrues për aplikacionin për të gjithë anëtarët.

Prishja e aplikacionit do të ishte aq e rëndë sa që përdoruesit do të detyroheshin ta çinstalojnë dhe riinstalojnë, në mënyrë që të përdorin përsëri korrekt WhatsApp. Për më tepër, përdoruesi nuk do të jetë më në gjendje të hyjë përsëri në bisedën në grup, gjë që do të çonte në humbjen e gjithë historisë. Prandaj, biseda në grup nuk do të jetë në gjendje të rikthehet dhe do të duhet të eliminohet për të ndaluar rrëzimin e vazhdueshëm.

Për të shmangur rreziqet, këshillat e Check Point janë që menjëherë të azhurnoni aplikacionin në versionin e fundit të disponueshëm.



Skip to toolbar