Zbulohet identiteti i të plagosurit në Rinas, agjent i AMP, shofer në automjetin e Elvis Kosovës

AKTUALITET


Burime për mediat thanë se Muçi Shaljani alias Sheqeri është personi që ka mbetur i plagosur rëndë sot në atentatin e ndodhur në afërsi të aeroportit të Rinasit. Muçi Shaljani, agjent i AMP, ka qenë shofer në automjetin tip Benz, ndërsa është dërguar në spital në gjendje kritike për jetën. 

Automjeti me të cilin po udhëtonte Shaljani dhe viktima Gilmando Dani, është me targa AB 099UO, i blinduar dhe në pronësi të Elvis Kosovës, të cilit disa muaj më parë i është vendosur një tritol në garazhin në Tiranë. 



Skip to toolbar