Zbulohet një vatër me variantin britanik të COVID-19 në veri të Italisë

CORONAVIRUS


Varianti anglez i koronavirusit është zbuluar në Corzano, në rajonin e Brescias në Lombardi dhe brenda pak ditësh ka infektuar 10% të popullsisë së qendrës së zonës dhe fshatrave të Bargnano dhe Meano.

Janë në fakt, 139 të infektuar nga 1400 banorë gjithsej në Corzano që ditët e fundit rezultuan pozitivë nga tamponi dhe 189 persona (fëmijë, prindër, gjyshër, familje të tëra) janë në karantinë.


Përgjigjja e testeve që identifikoi variantin anglez të virusit dhe zbuloi në Corzano vatrën e epidemisë mes 120 fëmijëve në shkollën fillore dhe në kopsht i është dorëzuar dje Agjencisë së Shëndetit në Brescia nga laboratorët e spitalit civil.

“Më 24 janar, 24 persona në stafin e shkollës dhe nxënës kanë rezultuar pozitivë për tamponin molekular – informon një deklaratë e lëshuar nga Ats. Për shkak të numrit të lartë pozitiv nga totali i përgjithshëm shkollor, Ats Brescia ka vendosur të kryejë tamponët tek 189 kontakte të ngushta të rasteve pozitive.
Nga këto 189 persona, 139 rezultuan pozitiv, por vetëm një u shtrua në spital, të tjetër nuk kanë pasur simptoma.




Skip to toolbar