Zbulohet parcela me kanabis në Memaliaj, kapet në flagrancë kultivuesi

AKTUALITET


Policia e Tepelenës ka zbuluar dhe asgjësuar një parcelë me kanabis sativa, e cila ishte fshehur në një zonë të pyllëzuar në fshatin Toç.

Si rezultat i një hetimi të kryer në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjirokastër, shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike, për të cilin u arrestua në flagrancë shtetasi N. H., 66 vjeç, banues në fshatin Toç, bashkia Memaliaj, pasi dyshohet se ka kultivuar në një sipërfaqe toke në këtë fshat, 77 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan nga Policia, me anë të djegies.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.



Skip to toolbar