Në përfundim të misionit të OSBE/ODIHR për vëzhgimin e procesit zgjedhor, Ambasadorja Glover ka dërguar një letër në Ministrinë e Brendshme ku shpreh mirënjohjen për bashkëpunimin e shkëlqyer. Letrën e falënderimit e ka bërë të ditur Zëvendësministrja e Brendshme, Romina Kuko, nëpërmjet një postimi në Twitter.
“Së bashku me ekipin, e vlerësuar që në rolin e Drejtueses së Task Forcës së Ministrisë së Brendshme për Zgjedhjet, morëm nga Shefja e Misionit të ODHIR, Ambasadorja Glover, letrën ku shprehet mirënjohje e sinqertë për bashkëpunimin e shkëlqyer mes Ministrisë së Brendshme dhe ODIHR”, shprehet Kuko, e cila nga ana e saj punonjësit e ministrisë dhe të policisë për përkushtimin pa orar dhe menaxhimin profesional të gjithë procesit në gjithë kompleksitetin e tij. “Falënderime ODIHR për bashkëpunimin e shkëlqyer, korrektesës dhe paanësisë në kryerjen e misionit”, shkruan Kuko.