Turi i Bashës për të bindur të vetët lë pa pushime PD: Do vazhdojmë protestat

Më të fundit


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mohuar të ketë një marrëveshje PS-PD për të zgjidhur krizën politike, sipas tij, siç flasin mercenarët e Ramës dhe paralajmëroi se për demokratët nuk do të ketë pushime gjatë këtij sezoni veror, pasi ata do u rikthehen protestave, duke përforcuar aksionin e ndërmarrë të kryedemokratit për të ruajtur veten nga të vetët pas dështimit për 30 qershorin, kryesisht nga ata kryebashkiakë të djathtë që po të kishin marrë pjesë në zgjedhje fitoren e kishin në sigurtë.

Sipas Bashës, kjo krizë zgjidhet me parimet për të ndëshkuar ato që vodhën votat, ndonëse mazhoranca e kaloi “testin” e parë politik që u akuzua nga opozita se ka ndryshuar pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhjet e 30 qershorit.


“Kjo krize nuk mbyllet me pazar mes PS-PD, siç po flasin mercenarët e Ramës. Kriza zgjidhet me parime. Parimi i parë është fundi i pandëshkueshmërisë i atyre që kanë vjedhur votat. Për këtë duhet drejtësi e pavarur, por drejtësi me Ramën Kryeministër nuk ka për të pasur”, tha Basha, duke ripërsëritur se 30 qershori është varreza politike e Edi Ramës.

Ai ka mbledhur kryesinë dhe ish-deputetët në selinë blu. Nga mbledhja me dyer të mbyllura, mësohet se ende nuk është përcaktuar një datë e re për protestën e opozitës, por ka kërkuar angazhim të strukturave për vijimësinë e aksionit opozitar.

“Duhet të jemi të qartë në mesazhet tona: Nuk ka kthim pas. Nuk ka ulje në tavolinë me Edi Ramën, me njeriun që vjedh zgjedhjet. Do të vazhdojmë aksionin politik, do të vazhdojmë protestat. Është koha të bëhemi gati që përveç protestës dhe të shpalosim bashkë me njerëzit alternativën”, tha Basha, i cili kohët e fundit, siç paralamëroi realstory.al ka nisur aksionin për të bindur të vetët pas dështimit të 30 qershorit, për të mbrojtur veten nga sulmet brenda partisë, pasi pati premtuar se nuk do të ketë zgjedhje, duke humbur edhe ato bashki që ishin nën administrimin e kryetarëve të zgjedhur nën siglën e PD.

Në mbledhjen e zhvilluar është diskutuar plani për verën, puna organizative, strukturat, bordet këshillimore që duhet të jenë tërësisht aktive. Mësohet se Basha do dalë në terren në çdo dege të PD-së, deri fund të muajit.




Skip to toolbar