Zgjedhjet në RMV/ Frrok Çupi: Zgjedhjet do ishin interesante nëse nuk do ndërhynte Albin Kurti

Më të fundit


MAQEDONI E VERIUT- Analisti i njohur Frrok Çupi, i ftuar në “Real Story” tha se zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut do ishin shumë më interesante, nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk do ndërhynte atje për të përçaarë votën mes shqiptarëve.

“Zgjedhjet do ishin interesante, nëse nuk do kishte goditur Kurti te shqiptarët e Maqedonisë së Veriut”, tha ai.


Ai theksoi se nëse nuk do ishin përçarë votat mes shqiptarëve, Bujar Osmani nga koalicioni “Fronti Evropian” mund të kishte shkuar në raundin e dytë të zgjedhjeve, që mund të mbahen më 8 maj.

“Ne mund të kishim një kandidat përballë të VMRO-DPMNE do kishte një shans për të fituar zgjedhjet”, tha ai./ n.m.abcnews.al




Skip to toolbar