Pse nuk garuan bashkë shqiptarët në zgjedhjet e RMV-së?/ Gjyle Çeliku: Nuk e pamë të arsyeshme, pasi…

Më të fundit


Gjyle Çeliku nga “Lëvizja Qytetare Europiane”, përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë për emisionin “Real Story” në ABC News, foli për rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut dhe ku u pozicionua partia e saj.

Ajo u pyet përse shqiptarët nuk garuan së bashku, duke thënë se “nuk e pamë të arsyeshme të garojmë me ata, pasi VLEN-it i dukej vetja si shumë të fortë”.


“Lëvizja Qytetare Europiane, është pozicionuar si opozita e vetme. Jemi partia e vetme që buron nga populli me njerëz që dalin nga popull, njerëz jo të inkriminuar. Garojmë të vetëm pa asnjë koalicion. Si parti e re, për të gatuar me shqiptarët që ishin në pushtet për 22 vite dhe që tani luajnë rolin e opozitarit, nuk e pamë të arsyeshme të garojmë me ata. Kjo pasi ata nuk e panë të arsyeshme, në u dhamë një mundësi për të diskutuar dhe negociuar, por u duk vetja shumë e fortë dhe lanë sa të fortë janë ata.

Ne kërkojmë integrimin e shqiptarëve në Kushtetutë. Gjuha shqipe nuk është gjuhë zyrtare.

Çfarë përfitimi patën shqiptarët që patën Xheferin si krye parlamentar për katër vjet?

Për sa kohë nuk i shërben popullin tim, nuk ka ç’më duhet. Unë të jem e diskriminuar në këtë formë nuk më duhet fare.”, tha ajo.

Në lidhje me përfshirjen e qeverisë së Albin Kurtit në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, ajo tha se “Këtë punën e përfshirjes në fushatat tona e ka nisur Berisha, e ka vazhduar Rama, Veliaj. Nuk kam dëgjuar ndonjë deklaratë të Kurtit që mbështet Vlen, por kam parë foto. Edhe unë kam takuar Kurtin dhe kam foto e të, por nuk e përdor për qëllime politike”, tha Çeliku. /abcnews.al




Skip to toolbar