Këtë të premte, Asambleja e Përgjithshme e Prokurorëve do të zgjedhë sot 3 anëtarët e rinj në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Mandati u ka përfunduar prokurorëve, Bujar Sheshit nga Apeli, Esmeralda Keshi nga Shkalla e Parë, dhe Eloida Goxhi po nga Shkalla e Parë.
Kandidatët për vakancën nga radhët e Apelit janë; Afërdita Ndoi dhe Moisi Duda.
Ndërsa, për Shkallët e Para: Edina Kurti, Durrës; Edlira Bako, Elbasan; Elsa Miha, Tiranë; Olger Minaj Korçë; dhe Vatë Staka, Shkodër.