I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, pas deklaratës së zëdhënëses së KQZ, Drilona Hoxhaj, e cila u bëri thirrje kryebashkiakëve të opozitës që mos të cenojnë KZAZ-të duke i cilësuar kërkesat e tyre të paligjshme dhe në shkelje të Kodit zgjedhor.
Zhuri, është distancuar nga kjo deklaratë duke thënë se ky nuk është qëndrimi i tij zyrta, por i 4 anëtarëve të KQZ, ndërsa qëndrimin e tij e ka shprehur më herët kur ka deklaruar se njeh vendimin e presidentit Meta, për anulimin e datës së 30 qershorit.
“Deklarata e zëdhënëses së KQZ-së nuk është qëndrim i kryetarit të institucionit, por i përket katër anëtarëve të mazhorancës në KQZ. Unë si kryetari i institucionit e kam bërë të qartë qëndrimin tim në mbledhjen e zhvilluar pas dekretit të Presidentit Meta. Njoh dekretin e Presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve më 30 qershor”, ka thënë Zguri në një deklaratë për mediat.