Është shoqëruar me sharje dhe grushta ceremonia përkujtimore me rastin e 76-vjetorit të betejës së Gërhotit në Gjirokastër ku u vranë 36 ballistë.
Gjatë ceremonisë së zhvilluar të shtunën në Gjirokastër janë përplasur dy partitë e Ballit që aktualisht kanë përfaqësuesit e tyre në parlament, ndërkohë që të pranishëm në ceremoni kanë qenë edhe dy ish deputetë të PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe Luan Baçi, i njohur për mashtrimet që i bën edhe kryetarit te tij Basha, sa herë ai e pyeste sesa veta do sillte në protestë. (Zakonisht premtonte 14 mijë, por ish komunisti i Fierit perfundonte vetem me dy autobusë dhe 140 veta, përfshirë dhe shoferët)
Përplasja ka nisur mes Ballit Kombëtar dhe Ballit Kombëtar Demokrat që në nisje të ceremonisë. Ceremonia është organizuar nga PD, dhe i pranishëm ishte kreu i Ballit Kombëtar Demokrat, që drejtohet nga deputeti Artur Roshi, një biznesmen, i cili pasi nenshkroi me Bashën, dorëzimin e mandateve, shkoi me vrap të nesermen në KLQZ, për ta marrë atë. Kjo ka irrituar pjesëmarrësit e Partisë së Ballit Kombëtar, që udhëhiqet nga deputeti Adriatik Alimadhi. Edhe ky, një kryetar i vjetër i Ballit, por një deputet i Opozitës së Re parlamentare.
Kanë qenë të parët përfaqësuesit e Partisë Balli Kombëtar që kanë sulmuar dhe akuzuar si tradhtar kryetarin e partisë Balli Kombëtar Demokrat Artur Roshi. Ndërsa ish- deputeti Enkelejd Alibeaj ka kërkuar zbardhjen e së vërtetës që edhe pas 76 vitesh është ende e pazbardhur.
Familjarët e viktimave janë përplasur edhe me kryetarin e shoqatës antikomuniste Nebil Cika. Në mbrojtje u ka dalë ish-kreu i PD-së në Gjirokastër, Dash Aliko, i njohur si ish kryeplak i Lazaratit, por qytetarët kanë bërë edhe më shumë rezistencë.
Beteja e Gërhotit është cilësuar si kulmi i luftës vëllavrasëse mes partisë Komuniste dhe Ballit Kombëtar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Beteja ishte e ashpër dhe në Gërhot u vranë 36 persona të Ballit Kombëtar, mes tyre edhe kryetari Hysni Lepenica. Pasojat u ndjenë të shtunën: mëritë nuk kanë mbaruar mes te djathtëve të vërtetë dhe komunistëve (mes tyre).