Dy mjekë nën hetim, i heqin stomakun, por nuk kishte tumor

AKTUALITET


Si pasojë e një diagnoze të gabuar dy mjekë në Itali i kanë hequr stomakun pacientes 53 vjeçare ndërsa dyshonin se kishte tumor, por në të vërtetë dyshimi i tyre rezultoi i gabuar.

Si pasojë që të dy mjekët janë vënë nën akuzë nga pacientja 53 vjeçare nga Milano, e cila thotë se tashmë është kthyer në një “skelet“.


Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në 19 prillin e vitit 2016. Mjekët e nxorën nga spitali dhe e dërguan në shtëpi 53 vjeçaren. Nëna e tre fëmijëve kishte pësuar një aksident rrugor marsin e atij viti, i cili i kishte shkaktuar shembje, një traumë të cervikales dhe të vjella.

Pas kësaj u shtrua në spital ku iu nënshtrua ekografisë, gastriskopisë si dhe kreu dhe biopsinë. Pas gjithë këtyre kontrolleve, dy mjekët që sot janë në proces hetimor për këtë ngjarje, dolën në përfundimin se kishte tumor, dhe vendosën t’i hiqnin stomakun. Operacioni u krye në 14 prill të atij viti dhe në vizitën e bërë pas një muaji, i thanë se analizat tregonin që kishte rezultuar e prekur nga ulcera gastrike. Pra nuk kishte patur tumor.




Skip to toolbar