Zjarr në katin e katërt të Gjykatës së Lartë, shkak ngarkesa nga kondicionerët

AKTUALITET


Një zjarr ka përfshirë mëngjesin e sotëm një lokal në tarracën e katit të katërt të Gjykatës së Lartë në Tiranë.

Policia njofton se në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe ato të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.  Lokali është në përdorim nga Gjykata e Lartë, gjyqtarët, administratorët e pjesa tjetër e stafit.

‘Më datë 20.07.2023, rreth orës 08:05, në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në një lokal në tarracën e katit të katërt të Gjykatës së Lartë, ka rënë zjarr.  Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe ato të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.  Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.



Skip to toolbar