Zjarri, molotovët dhe dhuna para bashkisë, policia ndalon dy persona

AKTUALITET


Policia e Tiranës ka ndaluar dy persona të cilët ishin në protestën para Bashkisë Tiranë, në datat 11 dhe 19 prill.

Sipas forcave blu, Lulzim Nela dhe Ahmet Maja kanë ushtruar akte të dhunshme, kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë, kanë hedhur lëndë piroteknike e molotov në drejtim të punonjësve të policisë dhe të Bashkisë së Tiranës.


Ata akuzohen për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim.




Skip to toolbar