Zjarri shkrumbon banesën në Vlorë

AKTUALITET


Një banesë private është përfshirë nga flakët mëngjesin e të enjtes në Vlorë. Në momentin që banesa është përfshirë nga flakët familjarët kanë qenë zgjuar dhe kanë dalë me shpejtësi jashtë duke shpëtuar pa lëndime.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Partizani’ në Vlorë, ndërsa 3 zjarrfikëse me 10 forca, u aktivizuan për shuarjen e flakëve.  Zjarri ka nisur në kuzhinë, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak mund të ketë qenë ndonjë shkëndijë elektrike, megjithatë policia ka nisur hetimet.



Skip to toolbar