“Zoti e di nga erdhi kjo”/ Vrasja e 41-vjeçarit para derës së shtëpisë, flasin banorët

AKTUALITET


Elton Javori, 41 vjeç u ekzekutua me armë zjarri paraditen e sotme në lagjen “16 prilli” në Fier.

Ngjarja ka ndodhur rreth 100 metra larg shtëpisë së viktimës.


Policia thotë se ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes dhe ka ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij.

Sakaq një banor i zonës shprehet i shokuar nga ngjarja dhe thotë se viktima ishte një djalë i qetë dhe jo problematik.

“E njoh. Djali ka qenë i mrekullueshëm, i mirë, i edukuar, i sjellshëm, familja e mrekullueshme nga erdhi kjo, Zoti e di. Nuk dëgjuam krisma. Sa dola nga shtëpia, hyra në kafe e mora vesh. Djali ka babanë, nënën, vëllezërit i ka në Gjermani. Ishte shumë djalë i shoqërueshëm”, thotë ai. 

Edhe Policia e Vlorës ka ngritur pika kontrolli në disa  akse  rrugore të qytetit të Vlorës, përgjatë autostradës Fier-Vlorë si dhe në hyrje të qytetit bregdetar për të bërë të mundur ndalimin e autorit.




Skip to toolbar