Ndihmës Sekretari Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker, ka mbërritur në Shqipëri.
Zyrtari i lartë i SHBA ka mbërritur në zyrën e kryeministrit Edi Rama, me te cilin zhvilloi një takim per rreth 1 ore.
Pas takimit me kryeministrin Rama, Reeker i eshte drejtuar selise blu, ku ka zhvilluar nje takim me kreun e PD-se, Lulzim Basha.
Ai u prit në hyrje të selisë nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi dhe deputetja e zgjedhur Jorida Tabaku ndërsa brenda e pret Lulzim Basha.
Ndërkohë Reeker shoqërohet në këto takime nga ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.
Po ashtu në mesditë Reeker zhvilloi nje takim edhe në zyrën e ministres së jashtme, Olta Xhaçka.
Ndërkohë, Reeker pas Shqipërisë, do të udhëtojë edhe në shtetin fqinj të Maqedonisë së Veriut.


