10 të vdekur nga zjarri që përfshiu një godinë 7-katëshe në Francë, mes tyre 5 fëmijë

BOTA


10 persona, mes të cilëve 5 fëmijë të moshave nga 3 në 15 vjeç, kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu një ndërtesë në periferi të Lionit.

14 persona të tjerë mbetën të plagosur, 4 prej të cilëve rëndë, si pasojë e flakëve që ranë në qytezën Vaulx en Velin, një nga zonat më të varfra të qytetit francez.


Zjarri në katin e parë të godinës 7-katëshe, në një bllok apartamentesh të ndërtuara në vitet ’60, dhe më pas u përhap me shpejtësi në katet e sipërme, duke mbushur shkallët me tym.

Bëhet fjalë për një ndër tragjeditë më fatale që verifikohet në një rezidencë në vitet e fundit, edhe pse në Francë janë regjistruar një seri ngjarjesh të ngjashme.

Media dhe gazetarë të ndryshëm e raportuan ngjarjen përmes postimeve në rrjetet sociale. Zjarri u raportua tek shërbimet e emergjencës në orët e para të mëngjesit.

Për shuarjen e tij u angazhuan 170 zjarrfikës dhe 65 makina zjarrfikëse. Zyra e prokurorit të Lionit ka hapur një hetim për të përcaktuar rrethanat e rënies së zjarrit, pa përjashtuar asnjë pistë, përfshirë atë të zjarrvënies së qëllimshme.




Skip to toolbar