100 mijë euro nga Shqipëria për Notre-Dame

Më të fundit


Edhe Shqipëria do të ndihmojë Francën për rindërtimin e Notre-Dame. Qeveria mori sot vendimin për t’i dhuruar Francës 100 mijë euro për rindërtimin e Katedrales së Parisit.

Më herët, edhe Kosova është bërë pjesë e listës së dhuruesve, por pa dhënë një shifër konkrete. Aktualisht, deri më tani janë grumbulluar rreth 1 miliardë euro, por ekspertët kanë vlerësuar se për rikthimin e Katedrales në gjendjen e mëparshme, nevojitet një shumë më e madhe.

Katedralja e famshme 850 vjeçare e Parisit dy ditë më parë u përfshi nga flakët duke shkatërruar një pjesë të mirë të saj. Autoritetet kanë thënë se zjarri ka qenë aksidental, ndërkohë që presidenti francez ka premtuar rindërtimin e saj brenda 5 viteve të ardhshme.



Skip to toolbar