Rikthimi i vizave, Kryemadhi: Jo prej protestave të opozitës, por keqqeverisjes së Ramës

Më të fundit


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar ditën e sotme lidhur me mocionin që Holanda do të dërgojë në KE për pezullimin e përkohshëm të lëvizjes pa viza të shqiptarëve. Kryemadhi e cilësoi këtë vendim një goditje të rëndë për procesin e integrimit të vendit dhe akoma më të rëndë arsyet që e çuan shtetin e Holandës të ndërmerrte këtë veprim.

“Debati dhe vendimmarrja e djeshme e Parlamentit Holandez për t’i propozuar Komisionit Europian kthimin e regjimit te vizave për shtetasit shqiptarë është një goditje e rëndë për rrugëtimin europian të Shqipërisë dhe për mundësinë e mohimit të një të drejtë të fituar me shumë sakrifica 10 vite më parë, siç është e drejta e lëvizjes së lirë pa viza drejt hapësirës Shengen. Motivacioni i këtij mocioni është edhe më i rëndë. Pasi ai ka të bëjë me cënimin e sigurisë kombëtare të Holandës, nëpërmjet shtimit të grupeve kriminale me origjinë shqiptare dhe veprimtarisë së tyre në atë vend.” – tha Kryemadhi në një deklaratë për mediat.


Kryemadhi cilësoi gjithashtu se nuk është opozita ajo që po pengon procesin e Integrimit, por rritja e kriminalitetit në vend dhe lidhja e ngushtë e qeverisë me këto grupe kriminale.

“Parlamenti Holandez konfirmon plotësisht faktin se nuk janë protestat e opozitës dhe djegia e mandateve arsyet e mos çeljes së negociatave, por ajo për të cilën ulëret më shumë se kushdo tjetër është kapja e shtetit, keqqeverisja dhe kapja e gjithë institucioneve nga krimi i organizuar. Jo djegia e mandateve, apo protestat e opozitës krijojnë këtë problem, por janë kriteret e paplotësuara nga keqqeverisja e Edi Ramës, nga keqqeverisja e tij.” – tha Kryemadhi




Skip to toolbar