100 vjet, përmes 10 ngjarjeve

KOSOVA


Përpjekja për bashkim kombëtar që më pas për arsye pragmatike që i diktonte gjeopolitika u rimodelua si përpjekje për pavarësi të Kosovës nga synimi te realizimi ka në mes rreth 100 vjet.

Vetë përpjekja ishte një vagon i pashkëputshëm zhvillimesh, por janë disa datat dhe disa momente që diktojnë trajektoren që çoi në shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.


Albanian Post ka përzgjedhur 10 momente/ngjarje si disa prej më të rëndësishmeve që kulmuan me pavarësi.

Konferenca e ambasadorëve në Londër 1912-1913 – Është ngjarja e cila determinoi historinë e Kosovës si një territor i cili deri në atë periudhë ishte pjesë e pandashme e trojeve shqiptare. Lënia e Kosovës jashtë shtetit shqiptar ( Kosova iu dha Serbisë si rezultat i fitores së Luftës I Ballkanike) ishte fillesa e një përpjekje për ribashkimin shqiptar.

Kuvendi i Prizrenit 1945 – Pas zhvilllimieve rajonale e globale të cilat sollën kthesa dramatike në zhvillimin e ngjarjeve në gjysmën e dytë të shek.XX, në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, Kosovës iu mohua ajo që iu ishte premtuar popujve gjatë Luftës,  e drejta  e vetëvendosjes. Kjo e drejtë jo vetëm që iu mohua, por u shkelë ashpër në të ashtuquajturin Kuvendi i Prizrenit 8-10 korrik, ku u imponua votimi që Kosova të mbetej pjesë e Serbisë, respektivisht Jugosllavisë.

Demonstratat e vitit 1968 dhe 1981 – Viti 1968 njihet si viti i demonstratave studentore në mbarë Evropën, njëjtë edhe në Kosovë. Por, kishte një dallim thelbësorë në kërkesa, derisa në Evropë kërkohej që të përmisohej jeta ekonomike e socaile, në Kosovë demonstratat u karaktetrizuan më një theks të fortë politikë. Studentët do të bëheshin prijës të shumë procesve politike  në dekadat e ardhshme.

Më 1981, u organizuan demonstrata të mëdha në shumë qytete të Kosovës, sërish ishin studentët ata që iu prinë këtyre demonstratave. Filluan me kërkesa për përmisin e jetës në konvikte, por përfunduan më kërkesa politke që dëshmonin vullnetin e popullit të Kosovës. Parulla kryesore ishte “Kosova Republikë”.

Të dyja këto demonstrata u shtypën me dhunë nga pushteti serbo-jugosllav, mirëpo ishin sinjal i qartë se gjendja në Kosovë nuk ishte siç propagandonte regjimi jugosllav.

Themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës –  Pas suprimimit të autonomisë së Kosovës me 23 mars të vitit 1989, dhe me vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme, shqiptarët filluan të reagonin duke protestuar për këtë akt.

Me nismën e Lidhjes së Shkrimtarëve, do të mblidhej një kuvend – i cili do të njoftonte për krijimin e një partie politike. Përmes saj do të përfaqësoheshin interesat e shqiptarëve në Jugosllavi. E emërtuar “Lidhja Demokratike e Kosovës”, kryetar i saj do të zgjidhej kritiku letrar, Ibrahim Rugova. Ishte partia e parë antikomuniste në ish-Jugosllavi. LDK-ja do të organizonte me sukses sistemin paralel pothuajse në të gjitha sferat e jetës.

Deklarata e 2 Korrikut, kushtetuta e 7 shtatori 1990  –  Me 2 korrik 1990, deputetët e Kuvendit të Kosovës të mbledhur në shkallët e kuvendit deklaruan shpalljen e Republikës së Kosovës. Dy muaj më vonë, me 7 shtator, në qytezën e Kaçanikut u miratua kushtetuta e Kosovës, e njohur si “Kushtetuta e Kaçanikut”. Këto dy ngjarje legjitimuan vullnetin e popullit – i cili pas një viti do të deklarohej në referendum për Kosovën Republikë. I vetmi vend që e njohu shpalljen e republikës ishte Shqipëria.

Dalja e parë publike e UÇK-së –  Në varrimi e mësuesit, Halit Geci, i vrarë nga forcat policore serbe, do të ishte dita kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës do të dilte hapur, për herë të parë në publik. Më 28 nëntor 1997, tre luftëtarë të UÇK-së, Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe Mujë Krasniqi – do të shfaqeshin para masës që ishte mbledhur për ta varrosur mësuesin Geci, në Llaushë të Skenderajt.

Ata do të bënin me dije se do të ishin ata, luftëtarët e UÇK-së, që do të mbronin popullin e Kosovës nga dhuna dhe terrori që Serbia po e ushtronte ndaj popullit të Kosovës. UÇK-ja ishte një alternativë, pasi që lëvizja paqësore nuk po jepte rezultatet e kërkuara.

Rënia e familjes Jashari dhe Masakra e Reçakut – Këto dy ngjarje kanë pothuajse një vit dallim mes vete, por e para sensibilizoi opinionin e brendshëm – rënia heroike e komandantit të UÇK-së, Adem Jashari dhe familjes së tij u bë simbol i luftës çlirimtare, duke i dhënë një hovë të madh kësaj lëvizje e cila filloi të shtrihej gjithandej nëpër Kosovë.

Reçaku në anën tjetër mori vëmendjë ndërkombëtare duke futur çështjen  e Kosovës drejt një zgjidhjeje. Ambasadori William Woker, informoi opininon ndërkombëtarë për këtë “krim kundër njerzimit” siç e quajti ai, pasi që e pa me sytë e tij atë që kishte ndodhur.

Konferenca e Rambujes – Marrëveshja e Kumanovës – Masakra e Reçakut, përshpejtoi përpkjekjet ndërkombëtare për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, kjo pasi që Serbia po kryente krime kundër popullsisë civile. Rezultat konkret ishte Konfrenca e Rambujes, e mbajtur në shkurt-mars 1999, ku edhe propozua një marrëveshje e cila u nënshkrua vetëm nga pala kosovare. Refuzimi i palës serbe, solli edhe atë që ishte paralajmruar; bombradimet e NATO-së, kundrejt caqeve të ushtrisë serbe.

Pas 78 ditësh bombardime, gjeneralët e Slobodan Millosheviçit, nënshkruan kapitullimin, në Kumanovë me 9 qershor 1999. Në këtë marrëvëshje u caktuan një sërë kushtesh, por nga më të rëndësishmit ishte largimi i plotë i ushtrisë dhe policisë serbe nga territori i Kosovës. Ndërkaq, me 10 qershor u miratua nga OKB-ja edhe rezoluta për Kosovën,  e njohur si rezoluta 1244.

Procesi i Vjenës – Pas luftë Kosova ishtë nën administrimin ndërkombëtarë edhe pse kishte pjesëmarrje në qeverisjen e vendit. Trazirat e marsit 2004, sollën në Kosovë, ambasdorin Kay Eide, i cili dha një raport të detajuar rreth gjendjes në Kosovë, dhe potencoi faktin se ishin pjekur kushtet që çështja e Kosovës të ecte drejt zgjidhjes finale. Si rezultat i kësaj, filloi ai që njihet si procesi i Vjenës, ku u zhvilluan 16 takime, për çështje të ndryshme. Në krye të negociatave ishte Marti Ahttisari, ai doli në fund me një pako e cila do të bëhej baza e vetë pavarësisë së Kosovës. Pala serbe edhe këtu nuk pranoi atë që iu ofrua.

17 shkurt 2008 – Mbi bazën e pakos së Ahttisarit dhe me mbështetjën e fuqishme të shteteve kryesore evropiane e sidomos SHBA-së, Kosova shpalli pavarësinë e saj, më 17 shkurt 2008. Deklarata e pavërsisë u lexua nga kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi dhe u miratua nga 109 deputetë të parlamentit të Kosovës.

Serbia nuk do të pajtohej më këtë dhe do ta padiste në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, mirëpo GjND-ja do të vendoste se pavarësia e Kosovës nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.(Albaniapost)




Skip to toolbar