Kryemadhi: Bojkotoni Samir Manen

POLITIKË


Lëvizja Socialiste për Integrim ka festuar 15-vjetorin e krijimit si forcë politike, ku ka pasur shumë të ftuar si nga politika ashtu edhe arena ndërkombëtare, ndërkohë që Kryemadhi ka shfrytëzuar podiumin para anëtarëve të LSI të sulmojë qendrat e mëdha tregtare.

Sot unë i bëj thirrje së pari të gjithë  anëtarëve të LSI por edhe gjithë shqiptareve të thjeshtë e të ndershëm që ushqimet e tyre të përditshme mos t’i blejnë në qendrat e mëdha tregtare të oligarkëve, por në dyqanet e lagjeve, te komshinjtë e tyre. I bëj thirrje anëtarëve  të LSI së  pari por dhe gjithë shqiptarëve që veshjet e tyre mos ti blejnë  në qendrat tregtare, po te dyqanet e bizneset e vogla.” tha Kryemadhi, ndërkohë që një nga qendrat tregtare më në zë është ajo e TEG e biznsemenit Samir Mane, që duket se Kryemadhi e ka vënë në shënjestrën e saj të akuzave politike.

Akuzat pë qendrat tregtare, duke i cilësuar oligarkë, Kryemadhi i bëri para nisjes së festës së LSI, kur zhvilloi një takim me strukturat e partisë në Pallatin e Kongreseve. Me një fjalim të gjatë para strukturave dhe figurave të LSI, Kryemadhi e përdori podiumin për të mbajtur fushatë, ku nuk munguan akuzat ndaj qeverisë, por as programet elektorale të kësaj force politike.

Unë jam e vëmendshme ndaj çdo alternative ekonomike që shpaloset nga çdo do krah, nga çdo parti e djathtë, e qendrës apo kudo qoftë. Por njëkohësisht jam e bindur dhe e ndërgjegjshme që Shqipëria nuk shpëton nga drama e pabarazisë pa një të majtë të fortë e moderne, të hapur e të shëndetshme e mbi të gjitha që të ketë të shenjtë interesat kombëtare dhe shërbimin ndaj qytetarëve.”  tha Kryemadhi, e cila doli edhe me një plan konkret ekonomik për zhvillimin e vendit,  për reformën në arsim, shëndetësi duke deklaruar se ky program do të çlironte vendin nga varfëria. Ajo që u vu re ishte edhe një thirrje të çuditshme të Kryemadhit duke iu drejtuar anëtarëve të LSI,  të mos blejnë nëpër qendrat tregtare, por në dyqanet e lagjeve. Në dukje një deklaratë e pazakontë, por në fakt një politikë e mirëmenduar për të fituar elektorat në shtresat e varfra dhe të mesme.

Më pas, Kryemadhi u shfaq në ceremoninë për 15 vjetorit. Gjatë fjalës së mirëseardhjes para personaliteteve të larta shtetërore, politikanëve dhe të ftuarve nga përfaqësitë e huaja diplomatike në Tiranë, kryetarja e LSI ka hedhur një mesazh ironik edhe për ndërkombëtarët, ku duke folur me të qeshur, ajo tha “Ndërkombëtarët, ndonjëherë na e ngatërrojnë rrugën, por edhe falë tyre, ne kemi arritur të ecim përpara”. Megjithatë Kryemadhi është treguar e zbutur në tonin e zërit dhe sulmet e saj, në krahasim me bashkëshortin Presidentin Meta, i cili nuk i ka kursyer sulmet e forta ndaj ndërkombëtarëve, veçanërisht për Reformën në Drejtësi, apo njohjen prej tyre të 30 qershorit.

Në festë ra në sy edhe prania e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, pjesë e mazhorancës me të cilën LSI ka pasur përplasje e akuza të forta për muaj me radhë, por mungoi aleati i saj, Lulzim Basha, edhe pse ajo foli me të njëjtin qëndrim si ai.



Skip to toolbar