Se cfarë do të ndodhë me kabinetin aktual qeveritar, nëse do të fitojnë zgjedhjet, kryesocialisti Rama zgjodhi të mos e zbulojë tani por t’ia lerë kohës.
Por a është i lodhur Rama në krye të betejave, kësaj pyetje në intervistën me gazetarin Sokol Balla në Real Story, Rama zgjodhi t’I përgjigjet me fjalën e nënës së tij, të ndjerë.
“Që kur shumë vite më parë shkoja te ime më edhe isha si i lodhur edhe më thoshte ca ke I thoja u lodha. Pse thoshte ta ka dhënë njeri me zor? Nëse u lodhe lërë, në të kundërt mos thuaj u lodha, ndaj nuk them asnjëherë u lodha.” u shpreh Rama ndërsa shtoi se me hyrjen e Shqipërisë në BE, për të do të jetë momenti për të qëndruar për të parë rrugën e të ardhmes duke marrë frymë
“Është përmbushja e një misioni shumë të madh, në momentin që përmbushet ai mision, aty është momenti për të qëndruar një moment dhe për të parë rrugën e të ardhmes duke marrë frymë, se deri tani nuk kam marrë frymë asnjëherë dhe nuk do marr frymë deri sa të përmbushet ky mision” tha ai.