“21 janari” do hetohet nga SPAK

AKTUALITET


Gjykata e Lartë vendos që hetimet për 21 janarin të zhvillohen nga SPAK.


Dosja e 21 Janarit, e cilësuar nga gjykata e Strasburgut si krim shtetëror, për Prokurorinë e Posaçme nuk është një krim i planifikuar.

Seanca që po mbahet në Gjykatën e Lartë, e cila do të vendosë nëse 21 Janari do të hetohet ose jo nga SPAK duket se është kthyer në sherr mes prokurorive.

Përfaqësuesi i SPAK në seancë, Alfred Shehu ka kërkuar nga Gjykata e Lartë që të mos pranojë rekursin.

“Duhen të dhëna minimale për të nisur një procedim penal. Që prokurori të ngrejë akuzë duhet të zhvillojë një hetim të thelluar. Duke iu kthyer rekursit theksojmë se SPAK nuk ka regjistruar kallëzim penal, por vetëm regjistrim kallëzimi. Pavarësisht ngjarjes së rëndë, nuk rezulton që ngjarja të jetë kryer në formën e bashkëpunimi të veçantë  që të jetë kompetencë e SPAK.”

Kaq ka mjaftuar për ngritjen e toneve në seancën e Gjykatës së Lartë.

Gjyqtari Sokol Binaj iu drejtua përfaqësuesit të SPAK, Alfred Shehut, nëse janë bërë veprime verifikuese nga e prokurorisë se Posaçme.




Skip to toolbar