400 vende pune te Forcat e Armatosura, Rama fton të rinjtë të aplikojnë

AKTUALITET


Një ditë pasi qeveria vendosi rritjen e pagave prej 7% për ushtarakët, duke filluar nga një marsi, kryeministri Edi Rama ka ftuar të rinjtë të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura Shqiptare, duke aplikuar për mundësitë e punësimit.

“Mirëmëngjes dhe me ftesën për t’u bërë pjesë e 400 mundësive të reja të punësimit në Forcat e Armatosura Shqiptare, duke aplikuar në https://www.mod.gov.al/rekrutim, pas rritjes së vijueshme të pagave për rreth 7 mijë ushtarakë, të cilët tanimë janë ndër më të paguarit në rajon, po do të jenë jo shumë larg nga sot në mesataren e pagave të NATO-s, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.





Skip to toolbar