459 studentë ekselentë punësohen në administratë, 950 të tjerë zhvillojnë praktikën e punës

AKTUALITET


Duket se qeveria e ka mbajtur premtimin e bërë në Paktin për Universitetin. Përmes një video të publikuar mëngjesin e së enjtes në Facebook, kryeministri Edi Rama njofton se 459 studentë të ekselencës janë punësuar në administratën shtetërore ndërsa 950 të rinj të tjerë po zhvillojnë praktikën e punës në Programin Kombëtar të Praktikave të punës.

Kryeministri bën të ditur se 20 prej tyre do të punësohen në përfundim të praktikës.

 “MIRËMËNGJES dhe me këtë tjetër angazhim të përmbushur të Paktit për Universitetin, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

MIRËMËNGJES 😃dhe me këtë tjetër angazhim të përmbushur të Paktit për Universitetin, ju uroj një ditë të mbarë 🤝

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 5. Juni 2019


Skip to toolbar